English

Sampdoria mendon për Donadonin

Itali, 23 Prill NOA - Midis Sampdorias dhe teknikut aktual të saj Del Nerit nuk ka ardhur asnjë akord për sa i përket rinovimit të kontratës së tij dhe në lidhje me këtë fakt drejtuesit e këtij klubi janë hedhur në mendime për sa i përket gjetjes së një tekniku tjetër.

Opsionet janë të shumta por, preferenca e tyre mban emrin e ish teknikut të përfaqësueses italiane Donadoni.

Trajneri në fjalë pëlqehet së tepërmi nga klubi sampdorian dhe sipas tyre do të ishte zëvendësuesi ideal i Del Nerit në rast largimi të tij.

Gjithashtu në qoftë se një marrëveshje me të nuk do të përfundonte me sukses atëherë Samdorias ka dhe një emër tjetër ku bëhet fjalë për Mihajloviç, i cili aktualisht është në drejtim të Catanias.

r.b/NOA

KOMENTE