Shkodër, 23 prill, NOA - Rreth 240 kg kafe kokërr e papjekur është sekuestruar nga forcat e policisë së Shkodrës në makinën e një personi, ndërsa është konstatuar se kjo sasi kishte hyrë në vend kontrabandë prej Malit të Zi.
Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA duke saktësuar se është arrestuar edhe poseduesi i kësaj sasie kafeje, Berhan Duli, vjeç 54, banues në Malësinë e Madhe.
Kjo pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij Mercedes Benz 250, me targë MA 1730 B, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, gjithsej 240 kg kafe kokërr e papjekur, të ndara në 4 thasë me nga 60 kg secila, të cilat dyshohet se ishin futur kontrabandë nga Mali i Zi.
Nga ana e policisë u kryen veprimet e duhura procedurale, ndërsa materialet në ngarkim të Berhan Duli iu kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës.
n.e/NOA