Prishtinë, 23 prill, NOA Serbia vazhdon të mbetet pengesë për hetimin e varrezave masive në territorin e saj. Rasti me flagrant është pengimi për kontroll në vendin e quajtur Rudnicë afër Rashkës, në kufirin Kosovë-Serbi, ku dyshohet se janë të varrosur qindra shqiptarë nga lufta e fundit, raporton RTK-ja.
Prenkë Gjetaj, Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, thënë se Serbia ka dhënë përgjigje pozitive vetëm për të hulumtuar në regjionin e Medvegjës, por ende nuk ka përgjigje për zonën e Rashkës.
Për të gjetjen e personave të zhdukur është ngritur së fundi dhe Zyra e Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës. Aktualisht ende nuk dihet për fatin e 1.662 personave dhe përfaqësues të qeverisë kanë thënë se vazhdon të mbetet prioritet për komisionin qeveritar dhe institucionet e Republikës së Kosovës gjeta e tyre.
m.xh/NOA