Francë, 23 Prill NOA - "Les pretres", është një grup francez popi, i cili përbehet nga dy priftërinj katolik dhe një vajzë, ku së bashku po korrin një sukses të pabesueshëm me albumin e tyre të parë të cilin sapo e kanë publikuar.
Albumi i tyre quhet "Spiritus Dei" dhe në më pak se një muaj ka arritur të shitet në një shifër prej 100 mijë kopjesh.
Ky grup është krijuar si një iniciativë e nisur nga Jean-Michel, ku ky i fundit ka qenë një arqipeshkv i Gap dhe Embrun, në jug të Francës.
Ai po kërkonte të merrte një fond i cili do të përdorej për të ndërtuar një kishë në Hautes-Alpes të departamentit francez dhe për të dhuruar kompjuter në një shkollë në Madagaskar.
Pikërisht i frymëzuar nga këto ide ai mendoi të krijonte një grup popi nga i cili po korr me të vërtet një sukses të pamenduar.
r.b/NOA