English

Theu lejen e burgut, arrestohet në Kakavijë

Tiranë, 23 prill, NOA - Leja e dhënë nga burgu u Rrogozhinës për një 35 vejçar nga Kavaja nuk ka qenë e mjaftueshme. Por veç thyerjes së saj, Ramazan Hasa ka zgjedhur të largohet drejt Greqisë për të mos u kthyer më në Shqipëri, ku i duhet të vuante dënimin prej 12 vitesh për vjedhje me armë.

Policia bën të ditur se Hasa është arrestuar mbrëmjen e djeshme në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Ai ishte larguar nga burgu në datën 30 gusht të vitit 2009 dhe prej asaj kohe ka qenë i shpallur në kërkim.

Pas lejes së dhënë 5 ditore nga drejtoria e burgut nuk është kthyer më. Ndërkohë që tashmë i duhet të vuajë dhe dënimi prej tre vitesh për shkelje të lejes.

m.xh/NOA

KOMENTE