Uashington, 24 prill, NOA - Organizata prestigjioze për të drejtat e njeriut, "Amnesty International" në një raport të saj të fundit ka kritikuar autoritetet serbe për qëndrimin që ata mbajnë ndaj popullatës rome.
Kështu, ekspertët e AI-së kanë kërkuar nga drejtuesit e kryeqytetit serb që të mos i zbatojnë planet për dëbimin dhe shkatërrimin e një vendbanimi të romëve.
"Në rastin konkret, bëhet fjalë për së paku 300 shtëpi dhe apartamente në një lagje të pazyrtarizuar, të njohur si Belvil, do të prishen brenda disa ditësh për të mundësuar ndërtimin e një rruge të re", njoftoi bashkia e Beogradit.
E ndërkaq, bashkësisë rome që jeton aty nuk i është ofruar ndonjë mundësi tjetër banimi, duke krijuar një rast të duhur për reagim edhe nga "Amnesty International".
n.e/NOA