English

Armenia përkujton masakrën e Turqisë ndaj saj 95 vjet më parë

Armeni, 24 prill, NOA - Turqia duhet ta pranojë masakrën e ushtruar ndaj armenëve 95 vjet më parë si gjenocid ndaj tyre.

Kjo ka qenë kërkesa e mëse 5.000 armenëve të cilët përkujtuan përmes një vargu me pishtarë genocidin që u krye ndaj popullit të tyre para 95 vitesh.

Protestuesit dogjën flamuj turq dhe ngritën lart flamujt e atyre shteteve që e kanë klasifikuar këtë ngjarje si genocid, ku mes tyre renditet Franca, Polonia dhe Zvicra.

Sipas të dhënave armene, mes viteve 1915-1917, gjatë kohës së sundimit osman, janë vrarë rreth 1.5 milionë armenë, por Turqia nga ana e saj refuzon ta quajë këtë akt dhune si gjenocid, gjë që mban peng ende marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve.

n.e/NOA

KOMENTE