Tiranë, 24 prill, NOA - Kryeministri Berisha i ka dërguar një letër ngushëllimi Kryeministrit spanjoll Zapatero, për ndarjen nga jeta të Juan Antonio Samaranch, një ndër figurat më të rëndësishme të botës së sportit.
Kreu i qeverisë shqiptare në letrën e tij shpreh ngushëllimet e qeverisë shqiptare "për këtë humbje të madhe për vendin dhe kombin tuaj mik".
Berisha vlerëson figurën e Samaranch në botën e sportit.
"Si President i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Juan Antonio Samaranch u shndërrua në një reformator të përkushtuar dhe do të mbetet i paharruar në zemrat e çdo dashamirësi të lojërave olimpike, traditës më të lashtë sportive të ruajtur deri në ditët tona", thuhet në letrën e Berishës për kryeministrin Zapatero.
m.xh/NOA