Vjenë, 24 prill, NOA - Ish truproja e Osama bin Laden, Naser Al-Bahri thotë se ish shefi i tij i dikurshëm është ende gjallë dhe se me siguri ndodhet në Afganistan.
"Jam i bindur se ai akoma është gjallë. Madje edhe vdekja e tij menjëherë nuk konfirmohet, në qarqet e Xhihadit shpejt do të dihej dhe kjo nuk do të mbetej sekret i gjatë. Ai me siguri është në Afganistan... Atje me siguri ka mbrojtje nga fisi i vet", tha Al-Bahri në intervistën për gazetën vjeneze "Standard".
Al-Bahri nga viti 1996 deri në vitin 2000 ishte truprojë e Bin Ladenit, ndërsa para dhjetë vjetësh e ka braktisur Al Kaedën dhe u bë "informuesi i parë i CIA-s" nga rrethi më i ngushtë i kësaj organizate terroriste.
Ai thekson se Al Kaedan e ka braktisur për shkak të "mospajtimeve" pasi që nuk do të mundte të durojë që në sulmet e organizatës vdesin persona të pafajshëm. Al-Bahri thekson se ka qenë truprojë personale e Bin Ladenit, kompetent për gardën e tij.
Në lidhje me sulmin terrorist mbi Qendrën botërore tregtare në Nju-Jork në vitin 2001, Al-Bahri thotë se atëherë ka dëgjuar se po afron një sulm i madh, por se vetëm një rreth i vogël i njerëzve në rrethin më të ngushtë të Bin Ladenit, ka qenë i njoftuar me detajet.
NOA