Brazil, 24 Prill NOA - Drejtësia braziliane ka dënuar kompaninë e Google dhe kjo pasi kishte postuar video ku një prift akuzohej për pedofili he postimi ishte nga adresa anonime.
Tashmë Google duhet të paguajë një shifër prej 8 mijë e 500 dollarëve amerikanë ose rreth 850 mijë lekë në llogarinë bankare të priftit.
Ky vendim u mor nga gjykata në rajonin e Minas Gerias, ku kjo erdhi menjëherë pas denoncimit që bëri vetë prifti.
Kompania Google përmes avolkatëve dhe juristëve të saj ka dhënë deklaratën në lidhje me këtë çështje ku ata kanë theksuar se nuk ndihen aspak përgjegjës në lidhje me këtë akuzë.
r.b/NOA