Uashington, 24 prill, NOA - Udhëheqësit e financave të 20 vendeve të pasura dhe në zhvillim thanë se ekonomia globale po rimëkëmbet më shpejt se ç'pritej. Bota u përball gjatë dy viteve të fundit me recesionin më të rëndë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.
Në përfundim të takimit të mbajtur në Uashington pjesëmarrësit theksuan se paketat e ndihmës, të dhëna nga qeveritë, kanë hedhur fonde të konsiderueshme në ekonomitë kombëtare si dhe në mbështetje të institucioneve ndërkombëtare si FMN-ja dhe Banka Botërore.
NOA/RFE