English

Kriza botërore, G-20 nuk bie dot në kompromis për ndihmat

Uashington, 24 prill, NOA - Grupi i 20 vendeve më të industrializuara të botës dhe vendeve me hov të shpejtë ekonomik nuk arritën të gjejnë një kompromis lidhur me pjesëmarrjen e bankave në mbulimin e shpenzimeve të krizës financiare.

Dallimet vërehen mes vendeve që kanë pasur shpenzime të mëdha gjatë krizës dhe vendeve që nuk janë goditur aq shumë nga ajo, para së gjithash tek vendet me hov të shpejtë ekonomik.

Ndërkaq, në krah të Gjermanisë në përfshirjen e bankave në mbulimin e shpenzimeve janë angazhuar edhe Franca e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurse kundër ishin Kanadaja, India dhe Australia.

n.e/NOA

KOMENTE