Specialistë nga Banka e Shqipërisë pohojnë se ende ka shqiptarë të cilët posedojnë lira italiane
Itali, 24 Prill NOA - Ata të cilët ende kanë në zotërim lireta të vjetra italiane kanë kohë akoma për të bërë kthimin e tyre në euro pasi tashmë data përfundimtare për këmbimin e tyre është vendosur deri më 1 mars të vitit 2012.
Kujtojmë se kjo kartëmonedhë ka dalë nga qarkullimi që nga 28 shkurti i vitit 2002 që do të thotë ka nisur që nga data në të cilën është bërë dhe prezantimi i euros.
Për të bërë këtë ndryshim të kartëmonedhave duhet që personat të prezantohen në një nga filialet e Bankës Italiane ku përfshihen të gjitha ato që janë në territorin e këtij vendi.
r.b/NOA