English

Marsi 2010, më i nxehti që nga viti 1880

Milano, 24 prill, NOA - Temperaturat e shënuara gjatë muajit mars në Evropë kanë qenë më të lartat të shënuara për më shumë se një shekull, saktësisht që nga viti 1880 i cili ka qenë tepër i nxehtë.

Kjo është pohuar nga Qendra Kombëtare e dhënave klimatike të Shteteve të Bashkuara, sipas së cilës temperatura mesatare e oqeaneve (15.9 gradë Celsius), ishte më e larta e regjistruar ndonjëherë për muajin mars (0.56 gradë Celcius mbi mesataren e shekullit njëzet).

Llogaritet se tremujori janar-mars 2010 ka qenë i katërti më i nxehtë i shënuar ndonjëherë në tokë, (0.66 gradë Celcius mbi mesataren).

Ndërkaq, në disa pjesë të Groenlandës dhe Arktikut në Kanada gjatë këtyre muajve të fundit janë shënuar edhe temperatura deri në 8 gradë mbi mesataren.

Madje u shënua dhe dukuria e jashtëzakonshme e mosrënies së dëborës në mars, për shkak të ngrohjes globale.

Fusha të tjera të nxehta u gjetën në Afrikë, Lindjen e Mesme, Indi, Kinë, Azia Juglindore dhe Amerika e Jugut.

Sipas Qendrës së klimës në Pekin, në Tibet janë shënuar temperaturat më të larta të marsit që nga viti 1951.

n.e/NOA

KOMENTE