Viesbaden, 24 prill, NOA - Ndërsa Festivali i Filmit të Evropës Lindore dhe Qendrore, GoEast ka arritur në edicionin e tij të dhjetë, kinematografia shqiptare dhe ajo kosovare nuk është e prezantuar në këtë eveniment të madh artistik evropian.
I parashikuar të mbahet në periudhën e datave 21-27 prill zhvillohet në Viesbaden të Gjermanisë, realitetin kosovar ai e përcjell mes filmash gjermanë të pranishëm në garën e tij.
Prej dhjetë vjetësh, ky festival filmi është bërë promovuesi kryesor i filmit evropiano-lindor tek publiku, po për fat të keq Kosova dhe Shqipëria nuk gjenden të përfshira,
Vitet e mëparshme publiku në Viesbaden ka pasur raste të shohë më shumë prodhime shqipfolëse, si "Kukumi" të Isa Qosjes, "Nata pa hënë" e Artan Minarollit apo "Koha e Kometës" i Fatmir Koçit.
n.e/NOA