Tiranë, 24 prill, NOA - Qëndrimi i Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama ndaj ftesës së Kryeministrit Sali Berisha për debat televiziv është komentuar nga ministri i Jashtëm, Ilir Meta si një tentativë për t'ju shmangur debatit.
Në një konferencë dhënë për mediat pas kthimit nga takimi i NATO-s në Estoni, zëvendëskryeministri dhe ministrit i Jashtëm, Ilir Meta ka theksuar se "Rama gjithmonë u është shmangur debateve".
Veç debatit politik të ditës, Meta, ka folur dhe për çështjen e liberalizimit të vizave. Ai u shpreh se procesi i plotësimit të udhërrëfyesit të KE-së po ecën me ritme mjaft pozitive.
Meta kërkoi nga të gjithë faktorët që të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të jenë kontribues në proceset e mëdha integruese të vendit.
m.xh/NOA