English

Në Itali, shqiptarët me 35 mijë biznese të tyre

Romë, 24 prill, NOA - Sipërmarrjet e huaja në Itali kanë njohur një rritje të konsiderueshme vitet e fundit, ku një vend të madh mes tyre zënë ato të iniciuara nga emigrantët shqiptarë që jetojnë atje, me plot 35 mijë të tilla.

Shifra konfirmohet nga Shoqata për Ndërmarrjet e Vogla në vendin fqinj, e cila pohon se gjatë pesë viteve të fundit ato janë shtuar me 40 % në total për gjithë komunitetet e emigrantëve, duke numëruar mbi 200 mijë të punësuar.

Konkretosht, komuniteti më i madh që i zotëron ato është ai maroken, i ndjekur nga ai kinez, rumun dhe më pas shqiptarët, të cilët nga totali prej gati 600 mijë kompanive të ngritura nga të huajt në Itali, zënë rreth 35 mijë prej tyre.

Në këtë aspekt, komuniteti i shqiptarëve mund të konsiderohet po aq potencial në këtë drejtim sa edhe ai gjerman, që numëron 36 mijë investitorë apo ai zviceran me 43 mijë biznese të ndërtuara prej tyre në Itali.

Për shqiptarët, raporti citon se kanë një "vokacion të fortë në sektorin e ndërtimit", duke përjetuar një rritje prej 110.1%.

n.e/NOA

KOMENTE