Padova, 24 prill, NOA - Ato drejtoheshin tek ai për të kërkuar punë, siç njoftonte në fakt edhe lajmërimi në gazetë, por sa futeshin në shtëpinë e tij, ai i përdhunonte.
Ky është kurthi që ka arritur të ngrejë ndaj shumë femrave një rumun 32-vjeçar në Itali, të cilat interesoheshin për punë dhe gjenin të shkruar njoftimin e tij për shërbyese shtëpie.
Ai në fakt ishte dënuar për një vepër të ngjashme edhe në vitin 2005, e këtë herë ka mundur të arrestohet nga policia në flagrancë pas denoncimit të disa femrave të dhunuara të cilat i kërcënonte më pas të mos tregonin çka u kishte ndodhur në shtëpinë e tij.
Për këtë maniak serial seksual, policia ka mundur të listojë emra të tëra grash që e kanë pësuar prej tij dhe duket se këtë herë, nuk do e ketë dhe aq të lehtë daljen nga burgu si herën e fundit.
n.e/NOA