Tiranë, 24 prill, NOA - Sapo kanë përfundojnë ndeshjet e javës së 27 të Kategorisë së Parë, të vlefshme për kampionatin shqiptar të Futbollit.
Prej tyre, dy ndeshje kanë përfunduar me barazimin 0-0, konkretisht ajo mes Skraparit e Elbasanit, si dhe Gramshit e Burrelit.
Ndërsa ndeshjet Partizani-Memaliaj dhe Bilisht Sport-Pogradeci kanë përfunduar me rezultatin 2-0.
Grupimi tjetër i ndeshjeve të kësaj jave ka qenë ai me rezultatin 2-1 ku renditen përballjet Bylis-Lushnja; Besëlidhja-Ada dhe Luftëtari-Turbina.
n.e/NOA