English

Përplasen dy kamiona, vdes një person

Lezhë, 24 prill, NOA - Një aksident i rëndë rrugor, me pasojë vdekjen e një personi, u shkaktua mesnatën e sotme nga përplasta e dy kamionëve aksin Lezhë-Shkodër, i cili për nga numri i lartë i tyre është cilësuar edhe si "autostrada e vdekjes".

Burimet policore bëjnë me dijeni se kanë qenë dy kamiona, njëri me targa KR 469A I, drejtuar nga Nikoll Kola dhe një kamion i dytë me targa DR 0191A, të cilët ishin duke udhëtuar në aksin Lezhë-Shkodër.

Por shumë pranë Lezhës, pikërisht në fshatin Balldren, kamionat janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar vdekjen e Ndue Markut, i cili mësohet se ishte pasagjer i kamionit me targa DR 0191A.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arritur të konstatojë se dy drejtuesit e automjeteve, të cilët në fakt kanë arritur t'i shpëtojnë vdekjes, kanë qenë në gjendje të dehur.

n.e/NOA

KOMENTE