English

Përplasje mes dy kamionësh e një trajleri, një i vdekur në Lezhë-Shkodër

Lezhë, 24 prill NOA - Përplasja e një kamioni me trajler me një kamion të dytë, ka sjellë tragjedi rrugore në aksin Lezhë- Shkodër, kurse një nga dy kamionistët është arrestuar si përgjegjës për ngjarjen, i thanë agjencisë NOA pak minuta më parë, burime zyrtare nga policia e Lezhës.

Nikoll Kola, 43 vjeç, lindur në Xhuxhë të komunës Fan në rrethin Mirditë dhe banues ne lagjen 17 Durrës, u arrestua si i dyshuar i vetëm i aksidentit me pasojë vdekje.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmë rreth orës 22. 30, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në Balldre. Mjeti kamion tip Skania, me targa KR7811A (koka) dhe KR 4696 A trajleri, drejtohej nga 47 vjeçari Bujar Varfi, banues ne Fushe-Kruje, kur është përplasur ne pjesën e mbrapse nga një mjet kamion tip Iveko, me targa DR 0109 F, me drejtues 43-vjeçarin Nikoll Kola.

Si pasoje e këtij aksidenti ka mbetur i vdekur 38-vjeçari Ndue Marku, lindur në Xhuxhë, të komunës Fan, Mirditë dhe banues ne lagjen 17 Durrës. I ndjeri, po udhetonte si pasagjer në kamionin me targa të Durrësit.

Policia tha se me rënien në pranga, Nikoll Kola përballet me dy akuza, përkatësisht për veprat penale të "Shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugore" dhe "Drejtim mjeti ne gjendje te dehur apo pa dëshmi".

a.b/NOA

KOMENTE