English

Qeveria e Kosovës dënon sulmin ndaj kompanisë celulare

Prishtinë, 24 prill 2010 NOA - Qeveria e Republikës së Kosovës dënoi sot fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj antenës së njërit prej operatorëve të licencuar të telefonisë mobile, që ndodhi në fshatin Rudar i Vogël, të Zveçanit

Qeveria rithekson përkushtimet e saj të gjithanshme për vendosjen e ligjshmërisë në tregun e telekomunikimeve në Republikës së Kosovës, - thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e kryeministrit, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Veprimet e dhunshme ndaj operatorëve të autorizuar dhe të licencuar të telefonisë mobile, nga kushdo që bëhen ato, janë veprime kriminale, që cenojnë rendin dhe ligjin dhe si të tilla janë të dënueshme.

Sakaq, Qeveria fton organet kompetente që të ndërmarrin hapat e nevojshëm që aktorët e këtij sulmi të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Qeveria e Republikës së Kosovës thekson se këta hapa ligjorë nuk janë të drejtuar kundër asnjë etnie apo shteti të caktuar, por ndaj të gjithë atyre operatorëve që nuk i kanë respektuar normat ligjore në fuqi. Një ditë më parë, Qeveria e Republikës së Kosovës deklaroi se mbështeste vendosjen e ligjshmërisë në tregun e telekomunikimeve në Republikës së Kosovës

"Qeveria fton të gjithë që të mos e keqpërdorin këtë angazhim institucional për krijimin e një tregu të konkurrencës luajale në telekomunikacion, për qëllime politike" - thuhej në deklaratën e djeshme.

Kurse evidentohej edhe se Qeveria riafirmon përkushtimet e veta për funksioninimin e rendit dhe ligjit, duke krijuar hapësirë dhe duke inkurajuar të gjithë investitorët ndërkombëtarë dhe ata nga rajoni që të investojnë në Republikën e Kosovës.

a.b/NOA

KOMENTE