English

Situata politike, LSI mbledh nesër Komitetin Drejtues Kombëtar

Tiranë, 24 prill, NOA - Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë ditën e nesërme Komitetin Drejtues Kombëtar të saj, për të marrë në analizë zhvillimet më të fundit politike në vend.

Lajmi konfirmohet prej burimeve të kësaj force politike, sipas të cilave "qëllimi i këtij takimi do të jetë situata politike që po kalon vendi, organizimi i LSI-së në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet vendore si dhe roli i saj në proceset integruese të vendit".

Lëvizja Socialiste për Integrim, që nga zgjedhjet e 28 qershorit është duke bashkëpunuar me Partinë Demokratike në koalicionin që qeveris aktualisht vendin, pas një marrëveshje të arritur në përfundim të këtij procesi zgjedhor.

n.e/NOA

KOMENTE