Milano, 24 prill, NOA - Ashtu sikundër kafshët me jashtëqitjet e tyre i bëjnë mirë tokës duke e ushqyer pasi ato u kthehen në pleh, edhe balenat duket se ushtrojnë ndikim pozitiv në jetën e oqeanit, duke e pastruar atë.
Këtë e konfirmon një studim i fundit i realizuar në Australi, sipas të cilit, balena e mban pastër oqeanin duke nxitur përhapjen e fitoplanktonit (komponenti bimë në det) dhe duke zbutur ndotjen detare në tërësi.
Madje thuhet se shtimi i balenave do të ketë edhe një efekt pozitiv të tërthortë në ekosistemin, pasi rrit kapacitetet e thithjes së dioksidit të karbonit, CO2 nga oqeanet.
Duke shtuar bimët e ujit përmes jashtëqitjes, balena ndihmon këtu në krijimin e bazës së zinxhirit ushqimor ujor në botë dhe ka një ndikim të lartë në thithjen e CO2.
"Para fillimit të tregtisë së tyre, që daton me shekullin e kaluar, këto kafshët e mëdha ujore konsumonin rreth 190.000.000 ton ushqim në vit, e konvertuar me rreth 7600 ton jashtëqitje në nivele të larta të hekurit, e cila inkurajonte rritjen e bimëve ujore që thithin dioksidin e karbonit në oqeane", citon studimi.
n.e/NOA