English

Tadiç: Shqiptarët nuk mund të fitojnë gjithçka

Beograd, 24 prill, NOA - Presidenti serb, Boris Tadiç ka deklaruar në një intervistë dhënë për rrjetin televiziv Al-Jazeera, se Serbia nuk mund të pranojë një zgjidhje për Kosovën ku shqiptarët të jenë fitues në gjithçka dhë serbët humbës.

"Duhet të jemi fleksibilë për secilën zgjidhje, por kjo duhet të arrihet në negociata me shqiptarët e Kosovës. Ne duam që të ketë negociata dhe të arrihet kompromis, por jo që Serbia të humbasë gjithçka e shqiptarët të fitojnë gjithçka", ka thënë Tadiç.

Presidenti serb ka thënë se Serbia nuk do të heq dorë asnjëherë nga qëllimi për t'u bërë pjesë e BE-së, megjithë problemin e Kosovës.

Sipas tij, BE-ja është neutrale për statusin, pasi janë 5 shtete që me siguri nuk do ta njohin kurrë pavarësinë e Kosovës.

m.xh/NOA

KOMENTE