English

Thaçi-Kermabo: Jo ndërhyrje politike në drejtësi

Prishtinë, 24 prill, NOA - Eshtë në interesin e gjithë shoqërisë kosovare që të mbështes dhe ndihmojë në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe të gjitha dukurive tjera devijuese, për një shoqëri të sigurt dhe me të ardhme.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni kryeministri kosovar Hashim Thaçi që i shoqëruar nga shefi i EULEX-it, Yves de Kermabo dhe nga ministri i Drejtësisë, Haki Demolli, kanë vizituar departamentin e Prokurorisë Speciale.

Ata kanë përshëndetur edhe krijimin e Task-Forcës për luftimin e korrupsionit, që do të përbëhet nga prokurorë dhe ekspertë të policisë, vendorë dhe ndërkombëtarë dhe kanë deklaruar se politika duhet të qëndrojë larg drejtësisë me ndërhyrjet e saj.

"Jemi këtu për të treguar mbështetjen tonë të plotë politike për departamentin e Prokurorisë Speciale dhe për Task-Forcën e luftës kundër korrupsionit. Mbështetja jonë do të jetë e gjithanshme duke filluar nga mbështetja politike, financiare dhe profesionale", ka thënë kryeministri Thaçi.

Më tej, ai ka vlerësuar se po krijohet një partneritet të veprimit edhe me faktorët ndërkombëtarë që janë në Kosovë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. "Do të vazhdojmë edhe me thellimin e reformave në drejtësi, si hap për krijimin e rrethanave më të favorshme në zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë', ka shtuar kryeministri.

n.e/NOA

KOMENTE