Vjenë, 24 prill, NOA - Në vendet e BE-së pas problemeve në transportin ajror për shkak të hirit vullkanik të Islandës, po mendohet për heqjen e kufijve në hapësirën ajrore mbi Evropën, ku aktualisht ekzistojnë 35 hapësira ajrore.
Në nivelin evropian duhet që sa më parë të realizohet projekti i një hapësire të vetme ajrore, deklaroi sot në konferencën për gazetarë në Vjenë, ministrja austriake e Transportit, Doris Bures.
Ajo vuri në duke se gjatë javëve të kaluara janë parë disa pika të dobëta në koordinimin evropian.
"Diskutimet për krijimin e një hapësire të përbashkët ajrore evropiane janë të vjetra. Ne tani dëshirojmë që kjo të realizohet sa më shpejt", nënvizoi Bures duke thënë se kjo do të sigurojë pajtueshmëri më të shpejtë dhe më të koordinuar.
NOA