English

Ukrainë, protesta kundër paktit me Rusinë

Kiev, 24 prill. NOA - Disa mijëra ukrainas kanë protestuar përpara parlamentit në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjes me Rusinë, për zgjatjen e mandatit të flotës ruse në një nga portet ushtarake ukrainase në Detin e Zi.

Ish kryeministrja, Julia Timoshenko, duke folur para demonstruesve tha se opozita duhet të bashkohet për të mos lejuar zbatimin e marrëveshjes. Pakti mes presidentit Janukoviç dhe atij rus, Medvedev u nënshkrua të mërkurën. Janukoviç ka marrë kritika dhe nga zëvendëskryeministri, Sergei Tigipko.

Tigipko tha se megjithë faktin se pakti mund të ketë logjikë ekonomike, presidenti Janukoviç duhej të ishte më i hapur gjatë bisedimeve. "Procedura e ndjekur për këtë marrëveshje është bërë me dyer të mbyllura dhe kjo nuk është ajo që dëshiron populli ukrainas", tha Tigipko.

NOA

KOMENTE