Vjenë, 25 prill, NOA - Rreth 6,4 milionë austriakë do tw zgjedhin sot presidentin e ri të vendit. Presidenti në detyrë, Heinz Fischer, konsiderohet favoriti kryesor, pasi partia konservatore popullore ka hequr dorë nga dalja në garë më një kandidat të sajin.
Kreu 71 vjeçar i shtetit, mbështetet nga partia socialdemokrate austriake. Rivalë të Fischer-it janë Barbara Rosenkranz e Partisë Populiste me tendenca djathtiste, FPO, dhe Rudolf Gehring nga Partia Kristiane. Presidenti i Austrisë ka më shumë detyra reprezentative.
NOA/DV