English

Berisha: Nga korridori i kombit shqiptar do të përfitojë dhe Serbia

Lexoni dhe: Autostrada që lidh dy shtetet e një kombi, nis zyrtarisht puna

Vërmicë, Prizren 25 Prill NOA - "Inaugurimi sot i korridorit të kombit, vetëm pak më shumë se dy vjet nga pavarësia e Kosovës dëshmon dëshirën e shqiptarëve për të kapur kohën e humbur", u shpreh kryeministri në fjalën e tij me rastin e përurimit të nisjes së punimeve për autostradën Morinë-Prishtinë-Merdar që pritet të kushtojë rreth 750 milionë euro ose afro 7.5 milionë euro për çdo kilometër ndërtim autostrade.

Ai pohoi se korridori i kombit i hap Tiranës rrugën për të lëvizur në drejtim të vendeve të tjera evropiane kurse shtoi se rruga e re do të jetë në shërbim edhe të Serbisë në një të ardhme:

"Ky korridor është një përpjekje e madhe e shqiptarëve për të ndërtuar rrugën e tyre evropiane", - tha Berisha duke siguruar më tej se "nuk do të jetë e largët dita, kur nga ky korridor të përfitojë Serbia, jo më pak se Maqedonia, Shqipëria apo Mali i Zi".

Berisha tha se autoritetet e Kosovës me këtë korridor, bënë një hap drejt integrimit evropian.

Kurse duke përfunduar pak çaste më parë fjalën e tij, z.Berisha premtoi se përurimi i kësaj autostrade do të pasohet dhe me ndërtimin e hekurudhës që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën.

a.b/NOA Vijon...

KOMENTE