English

Gjermani, protesta kundër centraleve atomikë

Hamburg, 25 prill, NOA - Në një nga demonstratat më të mëdha të organizuara në Gjermani në këto vitet e fundit kundër reaktorëve atomikë, kanë marrë pjesë më së paku 100.000 vetë për gjatë lumit të Elbës në Hamburg.

Ata lidhën në mënyrë simbolike gjatësinë e prej 120 km, mes dy reaktorëve në Brynsbytel dhe Krymel, që kanë shfaqur avari kohët e fundit. Dy ditë para përvjetorit të 25-të të katastrofës së Çernobilit dhe dy javë para zgjedhjeve të landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë, protesta i kundërvihej planeve të qeverisë gjermane, për të zgjatur mbajtjen në funksionim të reaktorëve atomikë.

Demonstrata të tjera me mijëra pjesëmarrës ka patur në Ahaus dhe ku depozitohen mbeturinat atomike, si edhe në Biblis, ku ndodhet një reaktor tjetër atomik.

NOA/DW

KOMENTE