Tiranë, 25 prill, NOA, Update- Lëvizja Socialiste për Integrim do të kërkojë në Kuvend që Kodi i ri Zgjedhor të hartohet në mënyrë gjithë përfshirëse. Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto theksoi në fjalën e tij në mbledhjen e KDK-së se Kodi Zgjedhor duhet të përmirësoi ato që u bën keq gjatë zgjedhjeve të qershorit të vitit të kaluar.
Haxhinasto bëri dhe një historik të përpjekjeve të LSI-së për vendosjen e standardeve të zgjedhjeve në vend, duke përmendur gren e urisë dhe mendimet e propozuara në mënyrë zyrtare në Kuvend.
Në këtë linjë, Haxhinasto theksoi se shumë shpejt LSI-ja do të paraqes në Kuvend draftin me propozimet e reja. Ai ka ftuar dhe PS-në që të jap propozimet e saj duke shtuar se "zgjidhja për zgjedhjet nuk jepet nga rruga, por në Kuvend".
m.xh/NOA