Ferizaj, 25 prill, NOA - Një denoncim jo i zakonshëm është bërë mbrëmjen e djeshme në zyrat e Policisë së Kosovës në Ferizaj. I zoti i një shtëpie në lagjen kryesore të qytetit ka denoncuar vjedhjen me dhunë të banesës. Sipas tij, persona të panjohur kanë hyrë me dhunë në banesë dhe kanë marrë prej andaj pesë dhëmbë floriri. Dhëmbët kanë qenë të vendosur në një prej sirtarëve të shtëpisë dhe sipas dëshmisë së pronarit vlera e tyre arrin në 75 euro.
Veç dhëmbëve grabitësit e armatosur kanë marrë dhe një kallashnikov që personi e kish pa leje. Në denoncimin e policisë, pronari i banesës sqaron se i janë vjedhur dhe tre karikator bashkë me armën.
Ndërsa grabitja ka përfunduar dhe me marrjen e një sasie parash që i janë gjetur në banesë. Sipas policisë shuma e parave të vjedhura është 1500 euro.
m.xh/NOA