English

"Kirgistani", PS reagon për akuzat e Ilir Metës

Lexoni si erdhi reagimi: Meta: Opozita jep si alternativë Kirgistanin

Tiranë, 25 Prill NOA - Partia Socialiste nuk e kapërdiu dot akuzën e zëvendëskryeministrit Ilir Meta i cili sot në cilësinë e kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, vlerësoi se opozita po jep si alternativë, Kirgistanin. Akuza erdhi si një kujtesë për ngjarjet e para disa ditëve në Kirgistan ku një turmë njerëzish të udhëhequr nga opozita, nisën protesta të përgjakshme duke rrëzuar qeverinë, krijuar grusht shteti dhe shkatërruar shumë institucione e njësi tregtare me pasoja edhe në vdekjen e disa dhjetëra personave.

Deputeti i PS, Xhemal Qefalia para pak minutave në daljen për media, tha se "Ilir Meta është krenar që u bashkua me Saliun për të grabitur prona e pasuri përmes pushtetit të votës së vjedhur".

"Ndërsa ne jemi krenarë, - vijoi Qefalia, - që jemi bashkë me popullin për të çliruar votën dhe ekonominë e këtij vendi".

Në përfundim të reagimit të shkurtër, Qefalia vlerësoi se "më 30 prill Saliu dhe Iliri do jenë bashkë për të ruajtur plaçkën e vjedhur nga populli", kurse paralajmëroi se "ne do të jemi me popullin për liri politike e të drejta ekonomike, që njerëzit e këtij vendi do t'i fitojnë pikërisht sepse Shqipëria s'mund të bëhet Kirgistan".

e.r/NOA

Lexoni si erdhi reagimi: Meta: Opozita jep si alternativë Kirgistanin

KOMENTE