Milano, 26 Prill NOA - Një ikonë që përshkruan Shën Mërinë në një kishë ortodokse në Milano, ka qarë gjatë një shërbimi në kishë të dielën e kaluar. Lajmi konfirmohet nga mitropoliti i kishës Ortodokse të Milanos, Euloghios.
Fenomeni në kishën "Shën Nikolla" në rrugën "San Gregorio" të Milanos, sipas dëshmive të mbledhura u shikua nga dhjetëra besimtarë të cilët ishin të pranishëm atë ditë.
"Gjithkush e ka parë dhe prekur lëngun që rrodhi me tepri nga sytë e Shën Mërisë, - thotë Claudia, 25 vjeçe duke treguar ikonën që dhe ju shihni në foto dhe vijon:
"Unë vetë e kam prekur ikonën dhe kam ndier lëngun që ngjiste pak dhe ishte i parfumuar. Dhe në atë moment nuk ka pasur lule apo qirinj në kishë, vetëm dyllë të lëngët i cili është pa erë. Megjithatë qau aq shumë sa që janë lagur të gjitha mobiliet e drurit që ishin nën të".
Sipas priftërinjve dhe besimtarëve të këtij komuniteti ka qarë dhe Jezusi fëmijë dhe një tjetër ikonë e Virgjëreshës e cila është ndodhej afër së parës.
a.k/NOA