English

Mafia: Zhduken mesazhe dhe foto nga pema Falkone

Grasso: "Një akt i neveritshëm dhe një sulm ndaj kujtesës së Falcone dhe luftës ndaj mafias"

Palermo, 25 Prill 2010 NOA - Janë vjedhur qindra mesazhe, vizatime, letra që, gjatë viteve, ishin lënë poshtë pemës Falcone në Palermo. Janë marrë dhe fotot e gjykatësit të vrarë nga Cosa Nostra në '92, të agjentit të eskortës Rocco Di Cillo, i cili u vra së bashku me policët e tjerë dhe gruan e Falcones, Francesca Morvillo, si dhe fleta e bardhë që thotë se "idetë tuaja ndryshojnë nën këmbët tona".

"Një akt i neveritshëm dhe një sulm ndaj kujtesës së Falcone dhe luftës së mafias", tha prokurori kombëtar i antimafias Piero Grasso.

"Palermo, megjithatë, - shtoi ai - nuk është e përfaqësuar nga njerëz që kryejnë veprime të tilla".

"Unë shpresoj, - vijoi kryeprokurori i Antimafias, - se sa më shpejt, që nesër, kush ka lënë mesazhin e tij në pemë dhe në qoftë se ai është parë vjedhur, të shkojë ta vendosë përsëri. Dhe ata që nuk kanë depozituar mesazhet e tyre në pemë duhet ta bëjnë pikërisht në këtë moment për të treguar se Palermo është një qytet tjetër", - ka përfunduar Grasso. Presidenti i Senatit, Renato Schifani, e ka dënuar incidentin duke e quajtur atë një akt të rëndë vandalizmi.

"Ky është, - tha ai, - një akt vandalizmi që fyen qytetin, e sigurisht qytetarët e tij reagojnë të zemëruar dhe të bindur se kjo është fyerje ndaj kujtesës së gjyqtarit Giovanni Falcone dhe të gjitha viktimave të mafies.

Sjellje të tilla të paqytetëruara - përfundoi Schifani - nuk kanë për të shkatërruar trashëgiminë e çmuar të vlerave të ligjshmërisë që Falcone i la Palermos dhe të gjithë vendin.

Pema Falkone u bë simboli i luftës kundër mafies. Nga dita e masakrës ajo është bërë një lloj destinacioni pelegrinazhi për qytetarët dhe studentët, të cilët lënë mesazhe në kujtim të viktimave që luftuan mafien.

a.k/NOA

KOMENTE