Tampere (Finlandë), 25 prill, NOA - Duhet të shmanget përdorimi i parakohshëm, pra në 7-8 muajt e parë të jetës, i ushqimeve të tilla si: qumështi i lopës, veza, peshku, domatja. Sipas një studimi të kryer në Universitetin Tampere të Finlandës, qumështi, veza, domatja dhe peshku duhet të jepen në doza të vogla në periudhat e para të jetës për të zvogëluar rrezikun, intolerancën në rritje të këtyre ushqimeve.
Zbulimi është kryer nga një grup i studiuesve në Universitetin Tampere në Finlandë dhe botuar në revistën Pedriatrics, të cilët kanë analizuar 994 fëmijë që kishin marrë pjesë në një studim në parandalimin e diabetit.
Fëmijët ishin ndjekur nga javët e para të jetës dhe janë marrë parasysh shumë faktorë, të tillë, si lënia e gjirit nga fëmija, apo ndërprerja e tij.
Nga studimi u vu re se në moshën pesë vjeçare, 17% e fëmijëve kanë pasur alergji të zhvilluar, 23% ishin të ndjeshme ndaj alergjenëve të ajrit dhe 12% ishin bërë intolerant nga qumështi i lopës, 9% nga veza, 5% nga gruri e 1% nga peshku.
Nwaru Bright, udhëheqësi i studimit ka arritur në përfundimit: futja e ushqimeve potencialisht alergjike më vonë mund të shkaktojë një ulje të rrezikut të alergjisë te fëmijët edhe nëse prindërit janë alergjikë.
"Një shembull i qartë, -thotë Bright, - është fakti se nëse, veza, është përdorur pas dhjetë muajsh e gjysmë ul rrezikun që fëmija të bëhet alergjik, si dhe të vendosim peshkun në dietë pas tetë muajsh ul probabilitetin për të qenë të ndjeshëm ndaj disa alergjenëve të ajrit".
a.k/NOA