English

Shkarkohet kreu i policisë fetare në Mekë

Riad, 25 Prill 2010 NOA - Arabia Saudite njoftoi sot zyrtarisht se kreu i forcës së saj fetare policore në Mekë ishte për t'u zëvendësuar për shkak se ka deklaruar se përzierja e sekseve nuk duhet të konsiderohet krim.

Ahmed bin Qasim Al Gamidi, që drejton Komisionin e Përkrahjes së Virtytit në Mekë, u shkarkua pasi gazeta saudite "Okaz", citoi atë të ketë thënë se "qëndrimi bashkë i burrave dhe grave nuk duhet të jetë i ndaluar".

Thënia e tij bie ndesh me qëndrimin e policisë fetare të Arabisë, raporton radio Evropa e Lirë.

Ndarja midis sekseve është e imponuar në mënyrë rigoroze në Arabinë Saudite.

Policia shpesh arreston burra dhe gra që nuk kanë lidhje mes tyre, por që gjenden të ulur së bashku në publik.

KOMENTE