Pretoria, Afrikë e Jugut, 25 Prill 2010 NOA - Mund të jetë i pari president në botë që të paktën pranon publikisht se ka bërë testin për virusin vdekjeprurës të HIV/AIDS. Është pikërisht Presidenti i Republikës së Afrikës së Jugut i cili ka bërë këtë test dhe sot deklaroi se testi i tij rezultoi me HIV negativ.
Presidenti Xhakob Zuma e bëri këtë njoftim, ndërsa nisi një fushatë për të luftuar SIDA-n nëpërmjet këshillimit dhe testimit në vendet më të goditura nga virusi vdekjeprurës.
Agjencia e shtypit në Afrikën e Jugut e cituar nga radio Evropa e Lirë, tha se testi i gjakut të presidentit për të katërtën herë doli negativ.
Turpi për të bërë testin dhe për t'u trajtuar ka shkaktuar përhapjen e kësaj sëmundjeje në Afrikën e Jugut.
Në këtë vend me një popullsi prej 50 milionë banorësh, 5.7 milionë njerëz janë të infektuar me virusin HIV.
e.r/NOA