Ankara, 25 prill, NOA - Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka përshëndetur mesazhin e dërguar nga presidenti amerikan Barak Obama për përvjetorin e vrasjeve masive të armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore. Erdogan ka vlerësuar faktin që në deklaratën e Presidentit të SHBA-ve nuk ka përdorej termi "genocid".
Shkencëtarët dhe historianët thonë se forcat e Perandorisë Osmane kanë vrarë 1.5 milionë armenë ndërmjet viteve 1914 dhe 1917 dhe këto krime i kanë cilësuar si gjenocid.
Turqia mohon faktin që këto vrasje mund të kualifikohen si gjenocid dhe shton se numri i të vrarëve është i rritur, sepse një pjesë e viktimave janë vrarë në trazirat luftën civile.
Presidenti Obama në mesazhin e tij pësimin e këtij populli e ka cilësuar si "një nga krimet më të llahtarshme" të shekullit XX dhe kapitull tronditës i historisë, por nuk ka përdorur fjalën "genocid".
m.xh/NOA