Uashington, 26 prill, NOA - Rreth 4.7 miliardë persona në të gjithë botën numërohen të jenë abonentë me karta të parapaguara të telefonisë celulare.
Lajmi konfirmohet në një raport të fundit, sipas të cilit, tregohet se tregu botëror i celularëve ka fituar edhe 200 milionë abonentë me parapagues në tremujorin e fundit të vitit 2009.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i kësaj kategorie abonentësh në fund të vitit arriti në 4.7 miliardë.
Mësohet se shumë përdorues të telefonisë mobile ka në rajonin e Azisë-Paqësorit, ku niveli i tyre ka arritur në 2.1 miliardë të tillë..
Kjo pasi përdorimi i celularëve po njeh një zhvillim të madh në Indi dhe Kinë.
Ndërkaq, të dhënat e publikuara së fundmi tregojnë se në Evropën Perëndimore numërohen 519 milionë abonentë me karta të parapaguara të telefonisë celulare, në Amerikën Latine 504 milionë, në Afrikë 464 milionë, në Lindjen e Mesme 261 milionë, ndërsa në SHBA dhe Kanada 309 milionë.
n.e/NOA