English

Duhanpirës lind, nuk bëhesh

Milano, 26 prill, NOA - Njerëzit që pijnë duhan gjatë jetës së tyre, duket se e kanë patur "të shkruar në gjak" këtë ves, që në lindjen e tyre.

Kështu thotë të paktën një studim i fundit, i koordinuar nga dr. Diego Ardissino, i Universitetit të Parmës, sipas të cilit, dallimet mes njerëzve që e pijnë duhanin dhe atyre që nuk e nisin asnjëherë gjatë jetës së tyre, janë përshkruar në zinxhirin gjenetik.

"Studimi, - tha Ardissino, - ka krahasuar ADN-në e duhanpirësve me atë të njerëzve që nuk e pijnë duhanin dhe ka krahasuar variantet e tyre gjenetike, pra dallimet mes fragmenteve të ADN-së së, që mendojmë se ndikojnë në qasjen për pirjen e duhanit".

Sipas tij, i vetmi informacion i njohur deri tani është në disa variante gjenetike dallohen receptorët që ndikohen nga nikotina, lidhur me varësinë që krijon kjo substancë në trurin dhe trupin e njeriut.

Studimi shton më tej se çdo ditë, në mbarë botën, pihen më shumë se 15 miliardë cigare.

n.e/NOA

KOMENTE