English

Feith-Kermabon: Aktet e dhunës, të papranueshme

Prishtinë, 26 prill, NOA - Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, Pieter Feith dhe shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, gjatë një vizite që u bënë serbëve të kthyer në fshatin Zallç të Istogut, dënuan dhunën e ushtruar ndaj tyre.

Duke vlerësuar se aktet e fundit të dhunës në Zallç janë krejtësisht të papranueshme, Feith deklaroi se "e drejta në kthim në përputhje me ligjin, është parim bazik i të drejtës së njeriut dhe procesi i kthimit në Istog dhe vende të tjera në Kosovë duhet të vazhdojë e do të vazhdojë. BE-ja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për procesin e kthimit të sigurt në koordinim me të gjitha palët e përfshira në këtë", ka thënë Feith.

Ndërsa nga ana e tij, De Kermabon ka thënë se mbrojtja e personave të vendosur të kthehen, "është kyç për proces të suksesshëm të kthimit".

Ai ka vlerësuar se është e domosdoshme që institucionet kosovare për zbatimin e ligjin të sigurojnë mbrojtjen për këta njerëz.

n.e/NOA

KOMENTE