English

Fliste në celular ndërsa drejtonte makinën, gjobitet ministri anglez

Londër, 26 prill, NOA - Rasti i tij, mund të quhet fare mirë si perfekt në respektimin e parimit të drejtësisë, për zbatimin e ligjin në mënyrë të barabartë ndaj të gjithë qytetarëve.

Fjala është për ministrin britanik të Rinisë, Ed Bols, i cili ka provuar "në kurrizin e tij" ndëshkimin e ligjit kur e shkel edhe ai si të tjerët që e pësojnë prej tij.

Kështu, ai është detyruar të paguajë gjobë prej 60 paundësh sepse policia e trafikut e ka kapur duke folur me telefon celular gjatë kohës që ngiste makinën.

"Policia më ndaloi pothuajse në moment, ndërsa unë e pagova gjobën dhe fitova tre pikë dënuese", ka thënë Bols, duke shtuar se polici ka pasur absolutisht të drejtë.

n.e/NOA

KOMENTE