Heqja e vizave, NOA publikon datën: 31 Tetor 2010
Vizat, zbardhen të gjitha vlerësimet e KE
KiE: Të rifillojë dialogu në Parlament
Dade: Berisha na e ka fajin për vizat
Basha: Vizat, presim përgjigje pozitive
Romë, 26 prill, NOA - Në muajin tetor 2010, Shqipërisë do t'i hiqen vizat Shengen me vendet e Bashkimit Evropian.
Një garanci të tillë e ka dhënë ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Franko Fratini, i njohur si lobues i vendit tonë në strukturat e Brukselit për liberalizimin sa më parë të vizave.
"Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina do të gëzojnë udhëtimin pa viza në zonën Shengen deri në fund të vitit", mësohet të jetë shprehur ai sot i cituar nga agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Duke shtuar në lidhje me një koncept të tillë se këto dy vende do të inkurajohen për t'i përmbushur dy apo tre parametrat në Samitin e Sarajevës, i cili do të mbahet më 2 qershor.
"Ndërsa vendimi përfundimtar për heqjen e vizave, - ka shtuar ministri i Jashtëm italian, - do të vijë deri në tetor", deklaroi Fratini.
"Eurokomisioneri Fyle na tha se në konferencën në Sarajevë do të ndodhë një zhvillim pozitiv për dëshirën e Italisë për liberalizim të vizave për Bosnjën dhe Shqipërinë", ka thënë Fratini.
n.e/NOA