Virterbo, 26 prill, NOA - 1500 vezë, një ton asparagu, shtatë litra vaj ulliri janë përbërësit e omëletës më të madhe në botë gatuar në Canino, (Viterbo), në Festivalin e nëntë të asparagusit të gjelbër.
Omëleta që ka hyrë në Librin e Rekordeve Gines, është gatuar në një tigan me diametër 2 metra, ku disa gra kanë rrahur për orë të tëra, 1500 vezë (60 secila).
Omëleta gjigante iu shpërnda falas të ftuarve të festivalit.
a.k/NOA