English

Hiri vullkanik, lirohen linjat e të gjitha fluturimet ajrore

Bruksel, 26 prill, NOA - Pas 10 ditësh peripeci në aeroportet e Evropës, shkaktuar nga lëshimi në atmosferë i hirit vullkanik të Islandës, duket se situata e bllokimit të tyre është zgjidhur në mënyrë përfundimtare.

Kjo pasi, edhe në Islandë është njoftuar se nuk ka më pezullim të fluturimeve të avionëve.

Lajmi është konfirmuar nga autoritetet e këtij vendi, Keflavik, sipas të cilave, ditën e sotme prej tij kanë nisur uljet dhe ngritjet e avionëve.

Ky aeroport rezultonte i mbyllur qysh prej të premtes së javës së kaluar, për shkak të reve të hirit të vullkanit, që shpërtheu në Islandë.

n.e/NOA

KOMENTE