English

Kapet me automatik dhe fishekë, arrestohet

Rrëshen, 26 prill, NOA - Forcat e policisë së Mirditës kanë arrestuar në flagrancë 21-vjeçarin Erald Kola, lindur dhe banues në Rrëshen pasi u kap me automatik pa leje dhe mjaft fishekë.

Arrestimi i tij u bë pas një kontrolli të ushtruar prej tyre në superstradën Lezhë-Shkodër, në mjetin e tij me targa MR 2148 A, brenda të cilit iu gjet dhe bllokua konkretisht me cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike me krehër me 30 copë fishekë, pa leje.

Materialet i kaluan prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE