English

Makina del jashtë rrugës, plagosen dy pasagjeret

Shkodër, 26 prill, NOA - Dy vajza të reja janë plagosur ndërsa udhëtonin me një automjet, i cili papritur ka dalë nga rruga, por për fat të mirë kanë mundur t'i shpëtojnë vdekjes pas ndërhyrjes së mjekëve.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Shkodrës, sipas të cilave, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës, pikërisht në vendin e quajtur "Ganjollë".

Duke shtuar se ato kanë arrestuar në flagrancë 31-vjeçarin Zef Maka, lindur dhe banues në fshatin Bushalë të Pukës.

Ai ishte duke drejtuar mjetin tip Volsvagen me targa ZHA 9017, në momentin kur ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar dy vajzat e reja me inicialet M. S., 17 vjeç dhe M.L., 25 vjeç të cilat kanë qenë pasagjerë në mjet.

Nga ana e policisë u kryen veprimet e duhura proceduriale e hetimore, ndërsa materialet në ngarkim të Zef Makës, iu kaluan për veprime të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës.

n.e/NOA

KOMENTE