Preshevë, 26 Prill NOA - Në moshën 85 vjeçare ndërroi jetë sot, veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Aliu Aliu-Kelmendi nga Presheva.
Ali Aliu ishte pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare që nga viti 1941. Ishte një ndër ekonomistët e parë shqiptarë në Kosovë.
Ali Aliu ishte veprimtar në Lëvizjen çlirimtare shqiptare të pas Luftës së Dytë Botërore për çka vuajti edhe shumë vite burg.
Mbledhja komemorative mbahet sot më 26 prill 2010 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, në orën 14:30.
Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat e qytetit, në orën 16:00.
a.b/NOA